Mund të planifikoni një regjistrim që nuk është i lidhur me një program televiziv. Llojin e sintonizuesit, kanalin dhe kohën e nisjes dhe përfundimit e caktoni vetë.

Për të planifikuar manualisht një regjistrim…

  1. Shtypni  TV GUIDE.
  2. Shtypni tastin me ngjyrë  Regjistrimet.
  3. Në pjesën e sipërme të ekranit, zgjidhni  Të planifikuara dhe shtypni OK.
  4. Shtypni tastin me ngjyrë  Planifiko dhe shtypni OK.
  5. Zgjidhni sintonizuesin nga ku doni të regjistroni dhe shtypni OK.
  6. Zgjidhni kanalin nga ku do të regjistroni dhe shtypni OK.
  7. Zgjidhni ditën e regjistrimit dhe shtypni OK.
  8. Caktoni kohën e nisjes dhe përfundimit të regjistrimit. Zgjidhni një buton dhe përdorni tastet  (lart) ose  (poshtë) për të caktuar orët dhe minutat.
  9. Zgjidhni Planifiko dhe shtypni OK për të planifikuar regjistrimin manual.

Regjistrimi do të shfaqet në listën e regjistrimeve dhe rikujtuesve të planifikuar.