Mund t'i shikoni dhe menaxhoni regjistrimet në listën e regjistrimeve. Përbri listës së regjistrimeve, ka një listë të veçuar për regjistrimet dhe rikujtuesit e planifikuar.

Për të hapur listën e regjistrimeve…

Shtypni  TV GUIDE.

  1. Shtypni tastin me ngjyrë  Regjistrimet.
  2. Në listën e regjistrimeve, zgjidhni skedat E reE parë ose E skaduar dhe shtypni OK për të filtruar shikimin.
  3. Pasi të keni zgjedhur regjistrimin në listë, mund ta hiqni me tastin me ngjyrë  Hiq. Një regjistrim mund ta riemërtoni me tastin me ngjyrë  Riemërto.

Transmetuesit mund ta kufizojnë numrin e ditëve gjatë të cilave mund të shikohet regjistrimi. Kur të skadojë kjo periudhë, regjistrimi do të shënohet si i skaduar. Një regjistrim në listë mund të tregojë numrin e ditëve të mbetura para skadimit.

Kur një regjistrim i planifikuar ndalohet nga transmetuesi ose kur transmetimi ndërpritet, ai shënohet si Nuk u arrit.