Mund të planifikoni regjistrimin e një programi të ardhshëm që do të transmetohet sot ose pas disa ditësh (maksimumi pas 8 ditësh). Televizori do të përdorë të dhënat nga "Guida televizive" për të nisur dhe përfunduar regjistrimin.
Për të regjistruar një program…
- Shtypni TV GUIDE.
- Te guida televizive, zgjidhni kanalin dhe programin që dëshironi të regjistroni. Shtypni (Djathtas) ose (Majtas) për të lëvizur mes programeve të një kanali.
- Me programin të theksuar, zgjidhni tastin me ngjyrë Regjistro. Programi është programuar për t'u regjistruar. Do të shfaqet automatikisht një paralajmërim nëse planifikoni regjistrime të mbivendosura. Nëse programoni ta regjistroni programin në mungesën tuaj, kujtohuni ta lini televizorin në gjendje pritjeje dhe diskun USB të aktivizuar.