Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën e programeve televizive dhe të programeve aktuale dhe të planifikuara të kanaleve tuaja. Në varësi të origjinës së informacionit (të të dhënave) të guidës televizive, do të shfaqen kanalet analoge dhe dixhitale ose vetëm kanalet dixhitale. Jo të gjitha kanalet televizive ofrojnë informacionin e guidës televizive.

Televizori mund të mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet e instaluara (p.sh. kanalet që shikoni me funksionin "Shikimi televiziv"). Televizori nuk mund të mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet e shikuara nga një marrës dixhital.