Te "Teleteksti", shtypni OPTIONS për të zgjedhur të mëposhtmet…
- Ngrirja e faqes
Për të ndaluar shfletimin automatik të nënfaqeve.
- Ekran dysh / Ekran i plotë
Për të shfaqur kanalin televiziv dhe teletekstin përbri njëri-tjetrit.
- Përmbledhja e pasqyrës
Për të hapur pasqyrën e teletekstit.
- Zmadhim
Për ta zmadhuar faqen e teletekstit për lexim komod.
- Shfaqja
Për të rishfaqur informacionin e fshehur në një faqe.
- Qarkullimi i nënfaqeve
Për të qarkulluar nënfaqet, nëse ka.
- Gjuha
Për të ndërruar grupin e germave që përdoren nga teleteksti për t'u shfaqur siç duhet.
- Teleteksti 2.5
Për të aktivizuar "Teletekstin 2.5" për më shumë ngjyra dhe grafikë më të mirë.