Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër.

Drejt një televizori të instaluar

  1. Verifikoni cilësimin e shtetit tek televizori. (Për ta verifikuar cilësimin, shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve. Filloni këtë procedurë derisa të arrini cilësimin e shtetit. Shtypni  BACK për të anuluar instalimin.)
    Nëse shteti është i saktë, vazhdoni me hapin 2.
    Nëse shteti nuk është i saktë, duhet të nisni një riinstalim. Shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve dhe filloni instalimin. Zgjidhni shtetin e saktë dhe anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin. Kur ta keni përfunduar, vazhdoni me hapin 2.
  2. Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër.
  3. Për të filluar ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni  (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Kanalet > Cilësimet e modalitetit ekspert > Kopjimi i listës së kanaleve > Kopjimi në televizor dhe shtypni OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
  4. Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB".