Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër.

Drejt një televizori ende të painstaluar

  1. Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin.
  2. Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër.
  3. Për të filluar ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni  (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Kanalet > Cilësimet e modalitetit ekspert > Kopjimi i listës së kanaleve > Kopjimi në televizor dhe shtypni OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
  4. Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB".