(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Riinstalimi i kanaleve
- Zgjidhni Nga një paketë e renditur ose Të gjitha kanalet e parenditura.
- Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
- Shtypni Rivendosje për t'i rivendosur, ose shtypni Fund pasi të keni përfunduar cilësimet.
Lloji i lidhjes
Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të instaloni. Televizori e cakton automatikisht llojin e përshtatshëm të lidhjes.
- Deri në 4 satelitë - Mund të instaloni deri në 4 satelitë (4 koka LNB) në televizor. Zgjidhni numrin e saktë të satelitëve që dëshironi të instaloni në fillim të instalimit. Kjo do ta shpejtonte instalimin.
- Unicable - Për të lidhur antenën parabolike me televizorin mund të përdorni sistemin "Unicable". Në fillim të instalimit mund të zgjidhni "Unicable" për 1 ose 2 satelitë.
Cilësimet e kokës LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal. Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
- Energjia e kokës LNB - Në cilësimin bazë, energjia e kokës LNB është e caktuar në "Aktive".
- Toni 22 kHz - Në cilësimin bazë, "Toni" është i caktuar në "Automatik".
- Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO - Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme.