(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Analog: instalim manual
Kanalet analoge televizive mund të instalohen manualisht, kanal pas kanali.
- Sistemi
Për të konfiguruar sistemin e televizorit, zgjidhni Sistemi.
Zgjidhni shtetin tuaj ose pjesën e botës ku ndodheni momentalisht dhe shtypni OK.
- Kërkimi për kanal
Për të gjetur një kanal, zgjidhni Kërkimi për kanal dhe shtypni OK. Mund të jepni vetë një frekuencë për të gjetur një kanal ose të lini ta kërkojë televizori. Shtypni OK, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK për të kërkuar automatikisht një kanal. Kanali i gjetur do të shfaqet në ekran dhe nëse marrja është e dobët, shtypni sërish Kërkim. Nëse dëshironi ta ruani kanalin, zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
- Sintonizimi i imët
Për sintonizimin e imët të një kanali, zgjidhni Sintonizimi i imët dhe shtypni OK. Mund të sintonizoni kanalin me ose .
Nëse dëshironi ta ruani kanalin e gjetur, zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
- Ruajtje
Kanalin mund ta ruani në numrin aktual të kanalit ose si numër të ri kanali.
Zgjidhni Ruajtje dhe shtypni OK. Numri i kanalit të ri do të shfaqet shkurtimisht.
Këto hapa mund t'i kryeni sërish derisa të keni gjetur të gjitha kanalet e ofruara analoge.