(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Përditësimi automatik i kanaleve

Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me kanalet e reja.

Përndryshe, mund ta bëni vetë.

Përditësimi automatik i kanaleve

Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën "Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në modalitet pritjeje.