Shikimi i kanaleve televizive
- Shtypni . Televizori sintonizohet në kanalin e fundit që keni parë.
- Shtypni (Kryefaqja) > Televizori > Kanalet dhe shtypni OK.
- Shtypni + ose - për të ndërruar kanalet.
- Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me tastet numerike. Për ta ndërruar kanalin, shtypni OK pasi të keni shkruar numrin.
- Për t'u rikthyer te kanali ku ishit sintonizuar më parë, shtypni BACK.
Për të kaluar në një kanal nga lista e kanaleve
- Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni LIST për të hapur listat e kanaleve.
- Lista e kanaleve mund të ketë disa faqe me kanale. Për të parë faqen pasardhëse apo të mëparshme, shtypni + ose -.
- Për të mbyllur listat e kanaleve pa ndërruar kanalet, shtypni sërish LIST.
Ikonat e kanaleve
Pas një përditësimi automatik të listës së kanaleve, kanalet e gjetura rishtas shënohen me një (yll).
Nëse e kyçni një kanal, ai shënohet me një (kyç).
Kanalet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Ky televizor mund të marrë sinjal standard dixhital televiziv DVB. Televizori mund të mos funksionojë siç duhet me disa operatorë televizionesh dixhitale që nuk pajtohen plotësisht me specifikimet e standardit.