- Mund të riemërtohen apo t'u zëvendësohet ikona vetëm burimeve CVBS, YPbPr, HDMI.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Burimet hyrëse > Burimi > Modifikimi
- Zgjidhni njërën nga ikonat e pajisjeve dhe shtypni OK, emri i paracaktuar shfaqet në fushën e shkrimit.
- Shtypni (lart) për të lëvizur në fushën e shkrimit, shtypni OK dhe më pas shkruani një emër të ri duke përdorur tastierën virtuale.
- Shtypni tastin (e kuq) për të shkruar me shkronja të vogla
- Shtypni tastin (e gjelbër) për të shkruar me shkronja të mëdha
- Shtypni tastin (e verdhë) për të shkruar numra dhe simbole
- Shtypni tastin (e kaltër) për të fshirë një shkronjë
- Zgjidhni Fund pasi të keni përfunduar modifikimin.