Gjithmonë lidheni pajisjen me televizorin me lidhjen më cilësore të mundshme. Gjithashtu, përdorni kabllo të cilësisë së lartë për të garantuar transferim të mirë të figurës dhe zërit.
Kur lidhni një pajisje, televizori e njeh llojin e saj dhe i jep secilës pajisje emrin e saktë të llojit. Mund ta ndryshoni emrin e llojit nëse dëshironi. Nëse pajisjes i caktohet emri i duhur i llojit, televizori kalon automatikisht në cilësimet e tij ideale kur kaloni te kjo pajisje në menynë "Burimet".