Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një transmetim, duhet të lidhni dhe të formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë skedarët nga disku USB. Nëse doni të regjistroni transmetime me të dhënat e guidës televizive nga interneti, në fillim duhet të konfiguroni lidhjen e internetit përpara se të instaloni diskun USB.
Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB, materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i instaluar në televizor duhet të riformatohet për përdorim me kompjuter.
Për të formatuar një disk USB…