Për disa module CAM duhet të jepni një kod PIN për t'i parë kanalet. Kur caktoni kodin PIN për modulin CAM, ju rekomandojmë të përdorni të njëjtin kod që përdorni për kyçjen e televizorit.
Për të caktuar kodin PIN për modulin CAM…
1. Shtypni SOURCES.
2. Zgjidhni llojin e kanalit për të cilin po përdorni modulin CAM.
3. Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Ndërfaqja e përbashkët.
4. Zgjidhni operatorin e televizorit të modulit CAM. Ekranet vijuese shfaqen nga operatori televiziv. Ndiqni udhëzimet në ekran për të kërkuar cilësimin e kodit PIN.