Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart".

Futni kartën "Smart" në modulin CAM. Shihni udhëzimet e marra nga operatori.

Për të futur modulin CAM në televizor…

1. Shihni në modulin CAM për mënyrën e saktë të futjes. Futja e pasaktë mund ta dëmtojë modulin CAM dhe televizorin.
2. Ndërsa shihni në pjesën e pasme të televizorit, me modulin CAM të drejtuar nga vetja, futeni me kujdes në folenë COMMON INTERFACE.
3. Shtyjeni modulin CAM deri në fund. Lëreni gjithnjë në fole.

Kur ndizni televizorin, mund të duhet pak kohë për aktivizimin e modulit CAM. Nëse keni futur modulin CAM dhe keni paguar tarifat e abonimit (format e abonimit mund të ndryshojnë), mund t'i shikoni kanalet e koduara që mbështeten nga karta "Smart" e modulit CAM.

Moduli CAM dhe karta "Smart" janë ekskluzivisht për televizorin tuaj. Nëse e hiqni modulin "CAM", nuk do të mund t'i shikoni më kanalet e koduara të mbështetura nga moduli CAM.