Televizori është gati për modulin e hyrjes së kushtëzuar CI+.
Me CI+ mund të shikoni programe HD me pagesë, si p.sh. filma dhe sport, të cilat ofrohen nga operatorët televizivë dixhitalë në rajonin tuaj. Këto programe janë të koduara nga operatori i televizorit dhe dekodohen me një modul CI+ të parapaguar.
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart". Këto programe kanë nivel të lartë mbrojtjeje nga kopjimi.
Kontaktoni operatorin televiziv dixhital për më tepër informacion mbi kushtet.
