Aplikacioni i ri Telekomanda e televizorit Philips në celular apo tabletë është miku juaj i ri.
Me aplikacionin e telekomandës, mund të komandoni mediat që keni përreth. Dërgoni foto, muzikë ose video në ekranin e madh të televizorit. Kërkoni çfarë dëshironi të shikoni në "Guidën televizive" dhe shikojeni në televizor. Me aplikacionin "TV Remote" mund të përdorni telefonin si telekomandë dhe mund të ndizni dhe fikni televizorin nëpërmjet tij.
Shkarkojeni sot aplikacionin Philips TV Remote nga dyqani i preferuar i aplikacioneve.
Aplikacioni i telekomandës "Philips" ofrohet për sistemet "iOS" dhe "Android" dhe është pa pagesë.