Ky televizor mbështet MHL™.

Nëse edhe celulari juaj mbështet MHL, mund ta lidhni me një kabllo MHL me televizorin. Me kabllon MHL të lidhur mund të ndani çfarë keni në celular në ekranin e televizorit. Në të njëjtën kohë ngarkohet bateria e celularit. Lidhja MHL është ideale për të parë filma ose për të luajtur lojëra nga celulari në televizor për një kohë më të gjatë.

Ngarkimi

Pajisja do të ngarkohet kur është e lidhur me kabllon MHL kur televizori është i ndezur (jo në pritje).

Kabllo MHL

Për të lidhur celularin me televizorin nevojitet një kabllo MHL pasive (HDMI-MicroUSB). Mund t'ju duhet një adaptor shtesë për t'u lidhur me celularin. Për ta lidhur kabllon MHL me televizorin, përdorni lidhjen HDMI 3 MHL.

MHL, "Mobile High-Definition Link" dhe stema e MHL janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të "MHL, LLC".