Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikë dhe video nga pajisja celulare në televizor me "Wi-Fi Miracast™". Pajisja celulare dhe televizori duhet të jenë brenda rrezes, që zakonisht do të thotë që të jenë në të njëjtën dhomë.

Kontrolloni nëse pajisja celulare është gati për "Miracast".

Televizori është pajisje  Wi-Fi CERTIFIED Miracast™. Me Miracast™ mund të shikoni dhe ndani ekranin e celularit inteligjent, tabletës ose kompjuterit në ekranin e televizorit me anë të valëve. Mund të transmetoni video (audio dhe video), të ndani fotografitë ose çdo gjë tjetër që gjendet në ekranin e pajisjes. Nuk është e nevojshme ta lidhni pajisjen me rrjetin e shtëpisë. Si televizor, ashtu edhe pajisja duhet të jenë pajisje "Wi-Fi CERTIFIED Miracast™" dhe të kenë të aktivizuar "Miracast".

Miracast në këtë televizor pajtohet me protokollin HDCP dhe nuk mund të shfaqë përmbajtjet me pagesë, të mbrojtura nga kopjimi, që mund të dërgohen nga një pajisje. Rezolucioni maksimal i mbështetur i videos është 720p për 2,4 GHz Wi-Fi ose 1080p për 5 GHz Wi-Fi.

Për më shumë informacion rreth "Wi-Fi CERTIFIED Miracast™", vizitoni www.wi-fi.org

Wi-Fi®, logo Wi-Fi CERTIFIED dhe logo Wi-Fi janë marka të regjistruara tregtare të Wi-Fi Alliance. Wi-Fi CERTIFIED Miracast™Miracast™ janë marka tregtare të Wi-Fi Alliance.