Tastet në televizor
Nëse ju ka humbur telekomanda ose i kanë rënë bateritë, mund të kryeni gjithsesi disa veprime bazë në televizor.
Për të hapur menynë bazë…

- Me televizorin të ndezur, shtypni tastin e levës në pjesën e pasme të televizorit për të shfaqur menynë.
- Shtypni majtas ose djathtas për të zgjedhur "Volumin", "Kanalin" ose "Burimet". Zgjidhni "Demonstrim" për të nisur një film demonstrues.

- Shtypni lart ose poshtë për të rregulluar volumin ose për t'u sintonizuar në kanalin vijues ose atë të mëparshëm. Shtypni lart ose poshtë për të kaluar nëpër listën e burimeve, duke përfshirë zgjedhjen e sintonizuesit.
Menyja do të zhduket automatikisht.