Ndërrimi i baterive
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në anën e pasme të telekomandës.
- Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në drejtimin që tregohet me shigjetë.
- Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të llojit AAA-R03-1,5 V . Sigurohuni që polet + dhe - të baterive të vendosen siç duhet.

- Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
- Hiqini bateritë nëse nuk e përdorni telekomandën për kohë të gjatë.
- Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të përfundimit të përdorimit.
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose solucionet pastruese për shtëpinë.