(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso softuerin > Kërkimi i përditësimeve > USB
- Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një pajisje memorieje USB.
- Përdorni një pajisje memorieje USB me hapësirë të lirë 512 MB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit të mos jetë aktive.
- Nisja e përditësimit në televizor
Zgjidhni Përditësimi i softuerit > Kërkimi i përditësimeve > USB dhe më pas shtypni OK.
- Identifikimi i televizorit
Futni memorien USB në një nga lidhjet e USB në televizor.
Zgjidhni Nisje dhe shtypni OK. Te pajisja e memories USB do të shkruhet një skedar identifikimi.
- Shkarkimi i softuerit të televizorit
- Futni memorien USB në kompjuter.
- Në pajisjen e memories USB gjeni skedarin update.html dhe klikojeni dy herë.
- Klikoni Dërgo ID-në.
- Nëse disponohet softuer i ri, shkarkoni skedarin .zip.
- Pas shkarkimit, shpaketoni skedarin dhe kopjoni skedarin autorun.upg në pajisjen e memories USB.
- Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
- Përditësimi i softuerit të televizorit
Futeni sërish në televizor memorien USB. Përditësimi do të fillojë automatikisht.
Televizori fiket vetë për 10 sekonda dhe rindizet automatikisht. Prisni.
Mos . . .
- e përdorni telekomandën
- e hiqni pajisjen e memories USB nga televizori
- shtypni dy herë
- shtypni butonin e energjisë në televizor
Televizori fiket vetë (për 10 sekonda) dhe rindizet automatikisht. Prisni.
Softueri i televizorit u përditësua. Mund ta përdorni sërish televizorin.
Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga pajisja e memories USB.