README (skedari informues) për kodin burimor të pjesëve të softuerit "TP Vision Netherlands B.V. TV" që përfshihen në licencat e burimit të hapur.

Ky është një dokument që përshkruan shpërndarjen e kodit burimor në "TP Vision Netherlands B.V. TV", që përfshihen në licencën "GNU General Public License (GPL)", ose në licencën "GNU Lesser General Public License (LGPL)", ose çfarëdo licence tjetër burimi të hapur. Udhëzimet mbi marrjen e kopjeve të këtij softueri mund t'i gjeni tek "Udhëzime për përdorimin".

"TP Vision Netherlands B.V." NUK JEP ASNJË GARANCI, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË GARANCITË E TREGTUESHMËRISË APO TË PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË POSAÇËM, NË LIDHJE ME KËTË SOFTUER. "TP Vision Netherlands B.V." nuk ofron mbështetje për këtë softuer. Sa më lart nuk ju prekin në lidhje garancitë dhe të drejtat juridike në lidhje me produktet e blera nga "TP Vision Netherlands B.V.". Kjo vlen vetëm për kodin burimor që ju është vënë në dispozicion.