2018 © TP Vision Europe B.V. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Ky produkt ka ardhur në treg nga "TP Vision Europe B.V," ose një nga filialet e saj, të përmendura në vijim si "TP Vision", i cili është prodhuesi i produktit. TP Vision jep garancinë në lidhje me televizorin së bashku me këtë broshurë. Philips dhe emblema në formë mburoje e Philips janë marka të regjistruara tregtare të Koninklijke Philips N.V.
Specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim. Markat tregtare janë pronë e Koninklijke Philips N.V ose të pronarëve përkatës. TP Vision rezervon të drejtën e ndryshimit të produkteve në çdo kohë, pa qenë i detyruar të përshtatë furnizimet e mëparshme sipas këtyre ndryshimeve.
Materiali i shkruar që vjen i paketuar me televizorin dhe manuali i ruajtur në memorien e televizorit ose i shkarkuar nga faqja e "Philips" në internet www.philips.com/TVsupport konsiderohen të përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.
Materiali i përmbajtur në këtë manual konsiderohet i përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit. Nëse produkti ose komponentët e tij apo procedurat e veçanta përdoren për qëllime të ndryshme nga ato të specifikuara në këtë dokument, duhet të merret konfirmimi për vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. "TP Vision" garanton se vetë materiali nuk shkel asnjë nga patentat e Shteteve të Bashkuara. Nuk jepet asnjë garanci e mëtejshme, as shprehur dhe as e nënkuptuar. "TP Vision" nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim në përmbajtjen e këtij dokumenti dhe as për ndonjë problem që vjen si rrjedhojë e përmbajtjes në këtë dokument. Gabimet që raportohen te Philips do të ndreqen dhe do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur në faqen e mbështetjes në internet të Philips.
Kushtet e garancisë - Rrezik për lëndim, dëmtim të televizorit ose bërja e garancisë e pavlefshme!
Mos tentoni kurrë ta rregulloni vetë televizorin. Përdoreni atë dhe aksesorët vetëm siç është synuar nga prodhuesi. Shenja e kujdesit në pjesën e pasme të televizorit tregon rrezik goditjeje elektrike. Mos e hiqni asnjëherë kapakun e televizorit. Për shërbime ose riparime, kontaktoni gjithmonë qendrën e kujdesit për klientin për televizorin Philips. Numrin e telefonit e gjeni te dokumentet e printuara që jepen me televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin ku ndodheni nëse është e nevojshme. Veprimet e ndaluara shprehimisht në këtë manual ose rregullimet dhe procedurat e montimit që nuk rekomandohen ose nuk autorizohen në manual e bëjnë garancinë të pavlefshme.
Karakteristikat e pikëzave
Ky produkt televizori ka një numër të madh pikëzash me ngjyra. Megjithëse ai ka pikëza efikase në shkallën 99.999% ose më shumë, në ekran mund të shfaqen vazhdimisht pika të zeza ose pika drite të ndritshme (të kuqe, të gjelbër ose të kaltër). Kjo është veçori strukturore e ekranit (brenda standardeve të zakonshme industriale) dhe nuk përbën keqfunksionim.
"TP Vision" i përkushtohet zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të produkteve që nuk kanë pasoja negative mbi shëndetin. TP Vision konfirmon që, nëse produktet e tij përdoren sipas përdorimit të tyre të synuar, ato janë të sigurta për përdorim në përputhje me provat shkencore që ofrohen në ditët e sotme. "TP Vision" luan një rol aktiv në krijimin e standardeve të sigurisë dhe për fushat elektromagnetike, duke bërë kështu të mundur parashikimin e zhvillimeve të mëtejshme në standardizimin për aplikimin e hershëm në produkte.