2018 © TP Vision Europe B.V. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 

Ky produkt ka ardhur në treg nga "TP Vision Europe B.V," ose një nga filialet e saj, të përmendura në vijim si "TP Vision", i cili është prodhuesi i produktit. TP Vision jep garancinë në lidhje me televizorin së bashku me këtë broshurë. Philips dhe emblema në formë mburoje e Philips janë marka të regjistruara tregtare të Koninklijke Philips N.V.

Specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim. Markat tregtare janë pronë e Koninklijke Philips N.V ose të pronarëve përkatës. TP Vision rezervon të drejtën e ndryshimit të produkteve në çdo kohë, pa qenë i detyruar të përshtatë furnizimet e mëparshme sipas këtyre ndryshimeve.

Materiali i shkruar që vjen i paketuar me televizorin dhe manuali i ruajtur në memorien e televizorit ose i shkarkuar nga faqja e "Philips" në internet www.philips.com/TVsupport konsiderohen të përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.

Materiali i përmbajtur në këtë manual konsiderohet i përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit. Nëse produkti ose komponentët e tij apo procedurat e veçanta përdoren për qëllime të ndryshme nga ato të specifikuara në këtë dokument, duhet të merret konfirmimi për vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. "TP Vision" garanton se vetë materiali nuk shkel asnjë nga patentat e Shteteve të Bashkuara. Nuk jepet asnjë garanci e mëtejshme, as shprehur dhe as e nënkuptuar. "TP Vision" nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim në përmbajtjen e këtij dokumenti dhe as për ndonjë problem që vjen si rrjedhojë e përmbajtjes në këtë dokument. Gabimet që raportohen te Philips do të ndreqen dhe do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur në faqen e mbështetjes në internet të Philips.

Kushtet e garancisë - Rrezik për lëndim, dëmtim të televizorit ose bërja e garancisë e pavlefshme!
Mos tentoni kurrë ta rregulloni vetë televizorin. Përdoreni atë dhe aksesorët vetëm siç është synuar nga prodhuesi. Shenja e kujdesit në pjesën e pasme të televizorit tregon rrezik goditjeje elektrike. Mos e hiqni asnjëherë kapakun e televizorit. Për shërbime ose riparime, kontaktoni gjithmonë qendrën e kujdesit për klientin për televizorin Philips. Numrin e telefonit e gjeni te dokumentet e printuara që jepen me televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin ku ndodheni nëse është e nevojshme. Veprimet e ndaluara shprehimisht në këtë manual ose rregullimet dhe procedurat e montimit që nuk rekomandohen ose nuk autorizohen në manual e bëjnë garancinë të pavlefshme.

Karakteristikat e pikëzave
Ky produkt televizori ka një numër të madh pikëzash me ngjyra. Megjithëse ai ka pikëza efikase në shkallën 99.999% ose më shumë, në ekran mund të shfaqen vazhdimisht pika të zeza ose pika drite të ndritshme (të kuqe, të gjelbër ose të kaltër). Kjo është veçori strukturore e ekranit (brenda standardeve të zakonshme industriale) dhe nuk përbën keqfunksionim.

Pajtimi me CE
Me anë të këtij dokumenti, "TP Vision Europe B.V." deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozita të tjera përkatëse të direktivave 2014/53/EU (RED), 2009/125/EC (modelimi ekonomik), 2010/30/EU (etiketimi i energjisë) dhe 2011/65/EC (RoHS).

Pajtueshmëria me EMF-në
TP Vision prodhon dhe shet shumë produkte të synuara për konsumatorët, të cilat në përgjithësi, si çdo aparat elektronik, mund të lëshojnë dhe të marrin sinjale elektromagnetike. Një nga parimet kryesore të punës së "TP Vision" është marrja e të gjitha masave të nevojshme të shëndetit e sigurisë për produktet, në pajtim me të gjitha kërkesat përkatëse ligjore dhe për të qenë brenda standardeve për fushat elektromagnetike (EMF), që janë në fuqi në kohën e prodhimit të produkteve.

"TP Vision" i përkushtohet zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të produkteve që nuk kanë pasoja negative mbi shëndetin. TP Vision konfirmon që, nëse produktet e tij përdoren sipas përdorimit të tyre të synuar, ato janë të sigurta për përdorim në përputhje me provat shkencore që ofrohen në ditët e sotme. "TP Vision" luan një rol aktiv në krijimin e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe për fushat elektromagnetike, duke bërë kështu të mundur parashikimin e zhvillimeve të mëtejshme në standardizimin për aplikimin e hershëm në produkte.