- Mos e prekni, shtyni, fshini ose godisni ekranin me objekte.
- Hiqeni televizorin nga priza përpara se ta pastroni.
- Pastrojeni televizorin dhe kornizën e tij me një leckë të butë e të lagur dhe fshijeni lehtë. Mos përdorni asnjëherë substanca si alkooli, kimikatet ose solucionet pastruese për shtëpinë.
- Për të shmangur deformimet dhe zbehjen e ngjyrës, fshijini pikat e ujit sa më shpejt të jetë e mundur.
- Shmangini figurat statike sa më shumë të jetë e mundur. Figurat statike janë figura që mbeten në ekran për periudha të gjata. Ato përfshijnë menytë në ekran, shiritat e zinj, ekranet e orës etj. Nëse ju duhet të përdorni figura statike, reduktoni kontrastin dhe ndriçimin e ekranit për të shmangur dëmtimin e tij.