- Mos e ekspozoni asnjëherë televizorin në shi ose ujë. Mos vendosni asnjëherë enë me ujë, si p.sh vazo, pranë televizorit.
Hiqeni menjëherë televizorin nga priza nëse derdhen lëngje mbi të ose brenda.
Kontaktoni kujdesin e Philips ndaj klientit për televizorin për ta kontrolluar televizorin përpara përdorimit.
- Mos i ekspozoni asnjëherë televizorin, telekomandën apo bateritë ndaj nxehtësisë së lartë. Mos i vendosni asnjëherë pranë qirinjve të ndezur, flakës ose burimeve të tjera të nxehtësisë, duke përfshirë dhe dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
- Mos futni asnjëherë objekte në vrimat e ajrimit ose në vrima të tjera në televizor.
- Mos vendosni asnjëherë objekte të rënda mbi kordonin elektrik.
- Shmangni ushtrimin e forcës mbi spinat elektrike. Spinat e liruara mund të shkaktojnë shkëndija ose zjarr. Sigurohuni që mbi kordonin elektrik nuk ushtrohet presion kur rrotulloni ekranin e televizorit.
- Për ta shkëputur televizorin nga rrjeti elektrik, spina e televizorit duhet të jetë e shkëputur. Gjatë shkëputjes nga rrjeti elektrik, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë kordonin. Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën, kordonin elektrik dhe prizën.