HDMI
- Vini re se mbështetja HDCP (mbrojtja e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë) mund ta zgjasë kohën që i duhet televizorit për shfaqjen e materialit nga pajisja HDMI.
- Nëse televizori nuk e njeh pajisjen HDMI dhe nuk shfaq figurë, kalojeni burimin nga pajisja aktuale te një tjetër dhe kthejeni sërish te pajisja e parë.
- Nëse zëri ndërpritet herë pas here, sigurohuni që cilësimet e daljes nga pajisja HDMI të jenë të sakta.
HDMI "EasyLink" nuk funksionon
- Kontrolloni që pajisjet HDMI mbështesin "HDMI-CEC". Veçoritë e EasyLink funksionojnë vetëm me pajisjet që mbështesin HDMI-CEC.
Nuk shfaqet ikona e volumit
- Kjo është diçka normale kur lidhet një pajisje audio "HDMI-CEC" dhe përdorni telekomandën e televizorit për të rregulluar nivelin e volumit nga pajisja.