Televizori nuk i gjen satelitët që dua ose televizori instalon të njëjtin satelit dy herë

Sigurohuni që në fillim të instalimit të jetë caktuar numri i saktë i satelitëve te "Cilësimet". Televizorin mund ta caktoni të kërkojë për një, dy ose 3/4 satelitë.

Koka LNB dyshe nuk gjen dot satelit të dytë

Ndryshimi i cilësimeve të instalimit nuk e zgjidhi problemin

Të gjitha cilësimet, satelitët dhe kanalet ruhen vetëm pas përfundimit të instalimit.

Janë zhdukur të gjitha kanalet satelitore

Nëse përdorni sistem "Unicable", sigurohuni që te cilësimet të caktoni dy numra unikë bande përdoruesi për të dy marrësit e integruar. Mund të ndodhë që një marrës tjetër satelitor në sistemin "Unicable" të përdorë të njëjtin numër bande përdorimi.

Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista e kanaleve

Nëse disa kanale rezultojnë të jenë zhdukur apo zhvendosur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e kanaleve.

Nuk heq dot një satelit

Paketat e pajtimit nuk mundësojnë heqjen e satelitëve. Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish instalimin e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër.

Ndonjëherë sinjali i marrjes është i dobët