HDMI
- Vini re se mbështetja HDCP (mbrojtja e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë) mund ta zgjasë kohën që i duhet televizorit për shfaqjen e materialit nga pajisja HDMI.
- Nëse televizori nuk e njeh pajisjen HDMI dhe nuk shfaq figurë, kalojeni burimin nga pajisja aktuale te një tjetër dhe kthejeni sërish te pajisja e parë.
- Ky është një televizor "Ultra HD". Disa pajisje të vjetra - të lidhura me HDMI - nuk e njohin elektronikisht një televizor "Ultra HD" dhe mund të mos funksionojnë siç duhet ose mund të shfaqin figurë ose zë të deformuar. Për të shmangur keqfunksionimin e pajisjes, mund ta caktoni cilësinë e sinjalit në një nivel që pajisja mund ta përballojë. Nëse pajisja nuk përdor sinjale "Ultra HD", mund ta çaktivizoni "Ultra HD" për këtë lidhje HDMI.
Nëse figura apo zëri i një pajisjeje të lidhur me HDMI është e deformuar, shikoni nëse një cilësim tjetër HDMI Ultra HD mund ta zgjidhë këtë problem. Te Ndihma > Manuali i përdorimit, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni HDMI Ultra HD.
- Nëse zëri ndërpritet herë pas here, sigurohuni që cilësimet e daljes nga pajisja HDMI të jenë të sakta.
HDMI "EasyLink" nuk funksionon
- Kontrolloni që pajisjet HDMI mbështesin "HDMI-CEC". Veçoritë e EasyLink funksionojnë vetëm me pajisjet që mbështesin HDMI-CEC.
Nuk shfaqet ikona e volumit
- Kjo është diçka normale kur lidhet një pajisje audio "HDMI-CEC" dhe përdorni telekomandën e televizorit për të rregulluar nivelin e volumit nga pajisja.