Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.

Gjeni numrin e telefonit në dokumentacionin e printuar të pajisur me televizorin.
Ose konsultohuni me faqen tonë të internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin tuaj nëse nevojitet.

Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit

Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të televizorit.

 Paralajmërim

Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të pariparueshme në televizor ose mund ta bëjë garancinë të pavlefshme.