Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të produktit.

Shkoni te www.philips.com/TVsupport.

Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj, si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në disa shtete mund të flisni me një nga bashkëpunëtorët tanë dhe ta bëni pyetjen drejtpërdrejt ose ta dërgoni me email.
Mund të shkarkoni softuerin e ri të televizorit ose manualin për ta lexuar në kompjuter.

Për më tej në lidhje me diagnostikimin e televizorit dhe pyetjet e shpeshta (FAQ)...

Shkoni te http://philips-tvconsumercare.kxondemand.com/portal/en/ModelSelect

 

"Ndihma e televizorit" në tabletë, celular inteligjent ose kompjuter

Për t'i zbatuar më lehtë sekuencat e zgjeruara të udhëzimeve, "Ndihmën për televizorin" mund ta shkarkoni në format PDF, për ta lexuar në celularin inteligjent, në tabletë ose në kompjuter. Përndryshe, mund të printoni faqen përkatëse "Ndihma" nga kompjuteri.
Për të shkarkuar "Ndihma" (manualin e përdorimit) shkoni te www.philips.com/TVsupport