Cilësimet > Ndihmë
Mund të përdorni funksionin "Ndihmë" për të diagnostikuar dhe për të marrë më shumë informacione rreth televizorit.
- Si bëhet - Mund të shikoni udhëzime për instalimin dhe renditjen e kanaleve, përditësimin e softuerit të televizorit, lidhjen e pajisjeve të jashtme dhe përdorimin e funksioneve të celularëve inteligjent në televizor.
- Kontrollo televizorin - Mund të kontrolloni nëse figura, zëri dhe "Ambilight"* funksionojnë mirë gjatë luajtjes së një videoklipi të shkurtër.
- Kontrollo rrjetin - Kontrolloni lidhjen me rrjetin.
- Përditësimi i softuerit - Kontrolloni për përditësime të disponueshme të softuerit.
- Manuali i përdorimit - Lexoni manualin e përdorimit për informacion rreth televizorit.
- Diagnostikimi - Gjeni një zgjidhje për pyetjet e shpeshta.
- Cilësimet e fabrikës - Rivendosni të gjitha cilësimet në vlerat e fabrikës.
- Riinstalo televizorin - Kryeni sërish instalimin e plotë të televizorit.
- Informacioni i kontaktit - Shfaqni numrin e telefonit ose adresën e internetit për shtetin apo rajonin ku ndodheni.
* Cilësimi "Ambilight"* ofrohet vetëm për modelet që mbështesin funksionin "Ambilight".