Në hapin vijues do të konfiguroni çdo llambë "Philips Hue".

Për të konfiguruar çdo llambë "Hue"…

  1. Zgjidhni llambën për t'u konfiguruar dhe shtypni OK. Llamba që zgjodhët pulson.
  2. Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK.
  3. Fillimisht përcaktoni ku e vendosët llambën në lidhje me televizorin. Caktimi i saktë i këndit do të përcjellë ngjyrën e duhur të "Ambilight" në llambë. Zgjidhni shiritin rrëshqitës për të rregulluar pozicionin.
  4. Së dyti, përcaktoni Distancën midis llambës dhe televizorit. Sa më larg televizorit të vendoset llamba, aq më e dobët do të jetë ngjyra Ambilight. Zgjidhni shiritin rrëshqitës për të rregulluar distancën.
  5. Së fundmi, caktoni Ndriçimin e llambës. Zgjidhni shiritin rrëshqitës për të rregulluar ndriçimin.
  6. Për të ndaluar konfigurimin e llambës, zgjidhni OK dhe shtypni OK.
  7. Mund të kryeni të njëjtin veprim për çdo llambë te menyja Konfiguro Ambilight+hue.
  8. Pasi të konfigurohen të gjitha llambat e "Ambilight+hue", zgjidhni Fund dhe shtypni OK.

Ambilight+hue është gati për përdorim.