Në hapin tjetër do të lidhni televizorin me Philips Hue Bridge.
Televizori mund të lidhet vetëm me një "Hue Bridge".
Për të lidhur "Hue Bridge"…
- Televizori i lidhur në rrjetin e shtëpisë tregon njësitë e disponueshme "Hue Bridge". Nëse televizori nuk e ka gjetur ende "Hue Bridge", mund të zgjidhni Rikërkim dhe të shtypni OK.
Nëse televizori ka gjetur aparatin e vetëm "Hue Bridge" që keni, zgjidhni emrin e "Hue Bridge" dhe shtypni OK.
Nëse keni më shumë se një "Hue Bridge" në dispozicion, zgjidhni "Hue Bridge" që dëshironi të përdorni dhe shtypni OK.
- Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK.
- Tani shkoni te Philips Hue Bridge dhe shtypni butonin e lidhjes që gjendet në mes të pajisjes. Ky veprim e lidh "Hue Bridge" me televizorin. Bëjeni këtë brenda 30 sekondave. Televizori do të konfirmojë nëse "Hue Bridge" është lidhur tashmë me televizorin.
- Zgjidhni OK dhe shtypni OK.
Me "Philips Hue Bridge" të lidhur me televizorin, shkoni te faqja Llambat "Hue".