Hapni Galeria e aplikacioneve në "Smart TV" për të shfletuar aplikacionet dhe koleksionin e adresave të personalizuara të internetit për televizor.
Gjeni një aplikacion për video në "YouTube", një gazetë kombëtare, një album fotografik në internet, etj. Ka aplikacione për të marrë një video me qira nga një videotekë në internet dhe aplikacione për të parë programet që keni humbur. Nëse "Galeria e aplikacioneve" nuk përmban atë që kërkoni, provoni "Rrjetin e gjerë botëror" dhe shfletoni internetin në televizor.
Me "Kërkim" mund të kërkoni Galerinë e aplikacioneve për aplikacionet përkatëse.
Shkruani një fjalë kyçe në fushën e tekstit, zgjidhni dhe shtypni OK për të filluar kërkimin. Mund të shkruani emra, tituj, zhanre dhe fjalë kyçe përshkruese për të kërkuar.
Përndryshe, mund ta lini bosh fushën e tekstit dhe të kërkoni për kërkimet/fjalët kyçe më të ndjekura për një gamë kategorish. Në listën e termave të gjetura, zgjidhni njërën dhe shtypni OK për të kërkuar për artikuj me atë term.