Herën e parë që hapni "Smart TV", duhet të konfiguroni lidhjen. Lexoni dhe bini dakord me kushtet për të vazhduar.

Faqja kryesore e "Smart TV" është lidhja juaj me internetin. Mund të merrni filma me qira në internet, të lexoni gazeta, të shikoni video dhe të dëgjoni muzikë, si dhe të bëni pazar në internet apo të shikoni programe televizive kur të dëshironi me "Televizorin në internet".

Hapja e "Smart TV"

Për të hapur faqen e "Smart TV", shtypni  Smart TV.
Përndryshe, mund të shtypni  (Kryefaqja) > Aplikacionet, zgjidhni  Smart TV dhe shtypni OK.

Televizori do të lidhet me internetin dhe do të hapë faqen kryesore të "Smart TV". Kjo mund të zgjasë disa sekonda.

Mbyllja e "Smart TV"

Shtypni EXIT për të mbyllur faqen kryesore të "Smart TV".

"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi në lidhje me materialet dhe cilësinë e materialeve të ofruara nga ofruesit e shërbimit të materialeve.