Shfaqja e cilësimeve të rrjetit

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Shfaq cilësimet e rrjetit

Këtu mund të shikoni të gjitha cilësimet aktuale të rrjetit. Adresa IP dhe MAC, fuqia e sinjalit, shpejtësia, mënyra e enkriptimit etj.

 

Konfigurimi i rrjetit - IP statike

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Konfigurimi i rrjetit > IP statike

Nëse jeni përdorues i avancuar dhe dëshironi ta instaloni rrjetin me adresë statike IP, caktojeni televizorin në IP statike.

 

Konfigurimi i rrjetit - Konfigurimi i IP statike

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Konfigurimi i IP statike

  1. Zgjidhni Konfigurimi i IP statike dhe konfiguroni lidhjen.
  2. Mund të caktoni numrin për Adresën e IPMaskës së rrjetitPortëkalimitDNS 1, ose DNS 2.

 

Ndezja me "Wi-Fi (WoWLAN)"

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Ndezje me "Wi-Fi (WoWLAN)"

Nëse është në gjendje pritjeje, televizorin mund ta ndizni nga celulari inteligjent ose tableta. Cilësimi Ndezje me "Wi-Fi (WoWLAN)" duhet të jetë aktiv.

 

Riprodhimi dixhital i mediave - DMR

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Riprodhimi dixhital i mediave - DMR

Nëse skedarët media nuk luhen në televizor, sigurohuni që "Riprodhimi dixhital i mediave" është aktiv. Si cilësim fabrike, DMR është aktiv.

 

Ndezja e lidhjes Wi-Fi

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Wi-Fi Aktiv/Joaktiv

Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni lidhjen Wi-Fi në televizor.

 

Rivendosja e lidhjes me "Wi-Fi Miracast"

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Rivendosja e lidhjes me Wi-Fi Miracast

Spastroni listën e pajisjeve të lidhura dhe të bllokuara që përdoren me "Miracast".

 

Emri i rrjetit televiziv

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Emri i rrjetit të televizorit

Nëse keni më shumë se një televizor në rrjetin e shtëpisë, mund t'i jepni një emër unik këtij televizori.

 

Spastrimi i memories së internetit

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Spastro memorien e internetit

Me spastrimin e memories së internetit do të spastroni regjistrimin e serverit "Philips" dhe cilësimet e klasifikimit prindëror, identifikimet në aplikacionet e videotekave, të gjitha funksionet e "Philips App Gallery", faqeshënuesit dhe historikun e internetit. Aplikacionet interaktive MHEG mund të ruajnë në televizor edhe të ashtuquajturit "skedarë personalizimi". Edhe këta skedarë do të spastrohen.