Çfarë ju duhet

Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin.

Kryerja e lidhjes

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Lidhu me rrjetin > Me tel

  1. Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti (kabllo "Ethernet"**).
  2. Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur.
  3. Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet.
  4. Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh.

Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive.

**Për zbatimin e rregulloreve EMC, përdorni një kabllo të izoluar "FTP Cat. 5E Ethernet".