Kryerja e lidhjes - Me valë
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Lidhu me rrjetin > Me valë
- Në listën e rrjeteve të gjetura zgjidhni emrin e rrjetit tuaj me valë. Nëse rrjeti nuk gjendet në listë pasi emri është i fshehur (keni çaktivizuar transmetimin e SSID së rrugëzuesit), zgjidhni funksionin "Shto rrjet të ri" për ta shkruar vetë emrin e rrjetit.
- Në varësi të llojit të rrugëzuesit, jepni kodin e enkriptimit - WEP, WPA ose WPA2. Nëse e keni dhënë më parë kodin e enkriptimit për këtë rrjet, mund të zgjidhni OK për ta kryer menjëherë lidhjen.
- Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh.
Kryerja e lidhjes - WPS
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Lidhu me rrjetin > WPS
Nëse rrugëzuesi juaj ka WPS, mund ta lidhni direkt pa kërkuar për rrjete. Nëse në rrjetin me valë keni pajisje që përdorin sistemin e enkriptimit të sigurisë WEP, nuk mund ta përdorni WPS.
- Shkoni te rrugëzuesi, shtypni butonin WPS dhe kthehuni te televizori brenda 2 minutash.
- Zgjidhni Lidhje për të kryer lidhjen.
- Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh.
Kryerja e lidhjes - WPS me kod PIN
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Rrjeti > Lidhu me rrjetin > WPS me kod PIN
Nëse rrugëzuesi juaj ka WPS me kod PIN, mund ta lidhni direkt me rrugëzuesin pa kërkuar për rrjete. Nëse në rrjetin me valë keni pajisje që përdorin sistemin e enkriptimit të sigurisë WEP, nuk mund ta përdorni WPS.
- Shkruani kodin 8-shifror PIN që shfaqet në ekran dhe jepeni në softuerin e rrugëzuesit në kompjuter. Shihni manualin e rrugëzuesit për vendin e dhënies së kodit PIN në softuerin e rrugëzuesit.
- Zgjidhni Lidhje për të kryer lidhjen.
- Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh.