Caktimi i nivelit të kursimit të energjisë

 (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet ekonomike > Kursimi i energjisë

Zgjidhni MinimumMesatar, ose Maksimum për gradë të ndryshme të kursimit të energjisë, ose zgjidhni Joaktiv për ta çaktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë.

 

Caktimi i ekranit fikur për të kursyer konsumin e energjisë

 (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet ekonomike > Ekrani fikur

Zgjidhni Ekrani fikur dhe ekrani i televizorit do të fiket. Për ta rindezur, shtypni një tast çfarëdo në telekomandë.

 

Caktimi i sensorit të dritës

 (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet ekonomike > Sensori i dritës

Zgjidhni Sensori i dritës. Kur Sensori i dritës është aktiv, përballë tij shfaqet ikona .

Për të kursyer energji, sensori i integruar i dritës së ambientit ul ndriçimin e ekranit kur drita e ambientit përreth errësohet. Sensori i integruar i dritës rregullon automatikisht figurën në kushtet e ndriçimit të dhomës.

 

Caktimi i fikjes me orar të televizorit

 (Kryefaqja) Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet ekonomike > Fikja me orar

Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën. Vlera 0 (Joaktiv) e çaktivizon fikjen automatike.

Zgjidhni "Fikja me orar" dhe televizori do të fiket automatikisht për të kursyer energji.