Cilësimet e daljes dixhitale ofrohen për sinjale zëri dalëse SPDIF (optike) dhe HDMI ARC.

Formati i daljes dixhitale

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Zëri > Të avancuara > Formati i daljes dixhitale

Caktoni sinjalin e daljes së zërit të televizorit që të përshtatet me kapacitetet e zërit të sistemit të lidhur të kinemasë.

- Sigurohuni që pajisjet e luajtjes së zërit të mbështesin funksionin "Dolby Atmos".

- Dalja SPDIF (DIGITAL AUDIO OUT - Dalja e zërit dixhital) do të çaktivizohet gjatë transmetimit të materialeve "Dolby Digital Plus".

 

Nivelimi i daljes dixhitale

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Zëri > Të avancuara > Nivelimi i daljes dixhitale

Rregulloni nivelin e lartësisë së zërit nga pajisja e lidhur me daljen e zërit dixhital (SPDIF) ose HDMI.

 

Vonesa e daljes dixhitale

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Zëri > Të avancuara > Vonesa e daljes dixhitale

Për disa sisteme kinemaje mund të nevojitet rregullimi i vonesës së sinkronizimit të audios për të kryer sinkronizimin e zërit me figurën. Zgjidhni Joaktiv nëse është caktuar vonesë zëri në sistemin e kinemasë.

 

Shmangia e daljes dixhitale (mundësohet vetëm kur "Vonesa e daljes dixhitale" është caktuar "Aktive")

 (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Zëri > Të avancuara > Shmangia e daljes dixhitale